Ukraina shënon në minutën e 120, kualifikohet në çerekfinale
29 qershor 2021
| 23:37
Ukraina është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, pasi e ka mposhtur Suedinë me rezultat 2-1, pas vazhdimeve.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, derisa nga minuta e 98-të, Suedia luajti me një lojtar me pak, pasi Marcus Danielson u ndëshkua me karton të kuq.
Ukraina e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe e mori kontrollin lojës dhe e sulmoi Suedinë me të gjitha forcat, kurse golin e arriti në minutën fundit të kohës shtesë për të siguruar një sukses të jashtëzakonshëm. Shënues i golit ishte Artem Dovbyk.
Ukraina në çerekfinale do të përballet me Anglinë, e cila e eliminoi Gjermaninë (2-0).
/Epoka e re/