Ukraina sulmon me dron depon ruse të naftës 190 milje larg Moskës

16 nëntor 2022 | 19:25

Një sulm i dyshuar me dron ushtarak ukrainas ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në një depo nafte ruse vetëm 190 milje larg nga Moska, raportoi “Daily Mail”.

Siç bëri të ditur guvernatori rajonal, Andrey Klychkov, sulmi ndodhi në orën 04:00 të mëngjesit në vendbanimin Stalnoi Kon.

Imazhet e paverifikuara në rrjetet sociale tregojnë çarjen e një rezervuari të depozitimit të naftës.

Logoja e operatorit të tubacionit të kontrolluar nga shteti rus “Transneft” mund të shihet në rezervuar, për të cilin televizioni shtetëror tha se besohej të ishte bosh.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, disa depo karburantesh ose municionesh në Rusinë jugore janë sulmuar nga dronë ose helikopterë, për çka autoritetet i kanë fajësuar forcat ukrainase.

Sulmi i fundit ndodhi një ditë pasi Rusia ka lëshuar pothuajse 100 raketa në dhjetëra qytete të Ukrainës, duke shkaktuar tri vdekje dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike për mbi shtatë milionë njerëz.

“Nuk ka viktima. Të gjitha shërbimet e urgjencës janë duke punuar në vend”, ka thënë Klychkov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlqesia Juaj kont Ottokar Czernin, Përmes kësaj shkrese konfidenciale, Ju…