Ukraina thotë se goditi aeroportin ushtarak rus dhe një fabrikë të eksplozivëve
20 tetor 2024
| 15:06
Forcat ukrainase kanë sulmuar infrastrukturën në një aeroport ushtarak në rajonin Lipetsk të Rusisë dhe një ndërmarrje të prodhimit të eksplozivëve në rajonin e Nizhny Novgorod, ka thënë të dielën shtabi i përgjithshëm i Kievit.
Konfirmimi ka erdhur pasi zyrtarët rusë dhe kanalet “Telegram” kanë thënë se Ukraina kishte shënjestruar ato rajone në një sulm me dron gjatë natës, raporton “Reuters”
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, ka theksuar se ishte ende duke e vlerësuar shkallën e dëmeve.