Ukraina thotë se ka nisur faza e dytë e luftës
Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, ka thënë se ka nisur “faza e dytë e luftës” kishte filluar në rajonin e Donbasit të Ukrainës, mes shenjave të qarta të një ofensive të shtuar ruse.”Donbas.
Faza e dytë e luftës ka filluar, por unë do t’ju them të besoni në Forcat e Armatosura”, ka thënë Yermak.
Ndryshe, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë “beteja për Donbas” tani është duke u zhvilluar.
Komentet e tij pasojnë paralajmërimet nga zyrtarë të tjerë të lartë se Rusia ka filluar sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor të hënën.
“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive”, ka thënë Zelensky.