Ukraina thotë se ka rimarrë më shumë se 100 kilometra katrorë gjatë kundërofensivës

26 qershor 2023 | 08:55

Në fillim të këtij muaji Ukraina nisi kundërsulmin e saj të shumëpritur.

Që atëherë, ajo ka rimarrë rreth 130 kilometra katrorë tokë përgjatë vijës së frontit jugor, sipas ministres ukrainase të Mbrojtjes, Hanna Maliar.

Në një përditësim në Telegram, ajo shtoi: “Situata në jug nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë javës së kaluar”.

Ajo vuri në dukje se përgjatë pjesës lindore të vijës së frontit, e cila përfshin drejtimet Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Maryinka, janë zhvilluar rreth “250 përleshje luftarake” gjatë javës së kaluar.

“Forcat pushtuese ruse po bëjnë rezistencë të fortë, duke pësuar në të njëjtën kohë humbje të konsiderueshme në personel, armë dhe pajisje”, shkroi ajo.

“Viktimat e armikut gjatë javës së kaluar janë tetë herë më shumë se tonat”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rrahje mes disa personave është raportuar se ka ndodhur…