Ukraina thotë se Rusia ka humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës
06 mars 2022
| 10:11
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin me Rusinë.
Këtu janë pikat kryesore:
- Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës
- Një numër pilotësh rusë janë kapur
- Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje
- Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesa
- Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase
Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka vuajtur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave, raporton BBC.