Ukraina u bën thirrje pilotëve ndërkombëtarë që t’i bashkohen luftës (video)
Ministri ukrainas i Mbrojtjes është duke kërkuar pilotë ndërkombëtarë që dinë të drejtojnë aeroplanin luftarak “F-16” dhe t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.
Oleksiy Reznikov ka bërë thirrje për ndihmë në një konferencë me homologun danez, Jakob Ellemann-Jensen.
“Nëse ka pilotë që dinë të fluturojnë ‘F-16’ dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në luftë, Legjioni Ndërkombëtar është gati të hapë derën”, ka thënë ai.
Ukraina ka kërkuar me ngulm muajit e fundit “F-16” e prodhuar nga ShBA-ja, por besohet se ende asnjë nuk e ka marrë, raporton “Skynews”.
Për momentin, Uashingtoni ka përjashtuar dërgimin e tyre në Ukrainë, duke pretenduar se do të duheshin të paktën 18 muaj për t’i futur aeroplanët në shfrytëzim shkaku i trajnimit të pilotëve.
Kjo mund të jetë arsyeja pse ministri po kërkon pilotë të trajnuar që t’iu bashkohen vullnetarisht.
Një aeroplan luftarak shumë i manovrueshëm, “F-16” është i gjithanshëm dhe mund të arrijë shpejtësi më shumë se 1930 km/h.
Ai mund të lokalizojë objektivat në të gjitha kushtet e motit dhe të zbulojë aeroplanë me fluturim të ulët në rrëmujën e radarëve në tokë.
Në një rol tokë-ajër, “F-16” mund të fluturojë në lartësi prej mbi 800 km, të gjuaj me saktësi të lartë, të mbrohet kundër aeroplanëve armik dhe të kthehet në pikën fillestare.
Çdo donacion i një “F-16” ka të ngjarë të varet nga mbështetja nga ShBA.