Ukraina u kërkon vullnetarëve të huaj ta ndihmojnë
27 shkurt 2022
| 08:50
Në Kiev thuhet se po krijohet një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, këtë e quajti si provë kryesore të mbështetjes për Ukrainën, shkruan BBC.
“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë”, u shpreh ai.