Ukraina ua kufizon hyrjen meshkujve rusë
Ukraina ua ka ndaluar hyrjen meshkujve rusë nga 16 deri në 60 vjeç, ka bërë me dije presidenti i këtij vendi, Petro Poroshenko.
Vendimi vjen në kohën e tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi roja bregdetare ruse, të dielën e kaluar, hapi zjarr ndaj anijeve të Ukrainës, duke aneksuar tri prej tyre dhe duke arrestuar 24 marinarë.
Indicenti ka ndodhur në brigjet e Krimesë, rajon i Ukrainës, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Në përgjigje, Ukraina ka shpallur gjendje lufte në disa pjesë të territorit të saj.
Poroshenko nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” ka shkruar se kufizimet e udhëtarëve rusë janë marrë për t’i parandaluar rusët nga formimi i “ushtrive private” që luftojnë në tokën e Ukrainës.
Petro Tsigikal, kreu i shërbimit të rojës kufitare të Ukrainës, ka thënë se pikat kufitare do të veprojnë sipas kërkesës së presidentit.