Ukraina zbulon listën ruse të 47 caqeve për vrasje

02 qershor 2018 | 11:40

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se kanë zbuluar një listë të vrasjeve të 47 njerëzve, shumica gazetarë që janë cak i sulmeve nga Rusia si rezultat i vrasjes së rrejshme të gazetarit në ekzil Arkady Babchenko.

Prokurori Yuriy Lutsenko, tha përmes rrjeteve sociale se operacioni kontrovers që përfshiu zyrtarë të lartë në mashtrimin e mediave dhe opinionit rreth vdekjes së Babchenkos, kanë ndihmuar shërbimet e sigurisë të zbulojnë listën e 47 gazëtarëve rusë dhe ukrainas, të cilët mund të ishin cak i sulmeve vdekjeprurëse.

Ai shtoi se të gjithë 47 personat në listë janë njoftuar dhe po bëhet organizimi i sigurisë së tyre.

Gazetari Matvei Ganapolsky, tha se ai dhe një tjetër koleg i tij janë marrë nga shërbimet e sigurisë së Ukrainës me paralajmërim për sulm dhe rrezik ndaj jetës së tyre. Ai shtoi se kishte materiale shtesë të provave të vrasjes së planifikuar të Babchenkos.

“Ata po planifikonin ta vrasin atë”, shtoi Ganapolsky.

Shumë diplomatë udhëtuan në Ukrainë për të diskutuar prapa dyerve të mbyllura lidhur me këtë.

Vrasja “e montuar” e Babchenkos, u planifikua nga zyrtarë të lartë që ndihmuan në shpalljen e vdekjes së tij për rreth 12 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesa 11 katëshe e cila gjendet afër shkollës fillore “Bedri…