Ukrainasi Mudryk transferohet te Chelsea, për 100 milionë euro

14 janar 2023 | 21:47

Mykhaylo Mudryk është transferimi më i ri i Chelseat.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka thënë se është arritur marrëveshjes mes dy klubeve dhe janë duke u shkëmbyer dokumentet.

Mudryk u finalizua te Chelsea, pasi klubi londinez pranoi kushtet e kërkuar nga Shakhtari në bisedimet e sotme në Poloni.

Ukrainasi, mbërrin në Londër sonte, pasi testet mjekësore janë rezervuar për të dielën, për të nënshkruar kontratën.

Kontrata do të nënshkruhet pas testeve mjekësore për shtatë vitet e ardhshme, kështu që marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në qershor 2030.

Është e rëndësishme të sqarohet se Arsenali ka bërë më të mirën duke ofruar 70 milionë euro plus 25 milionë euro dhe duke arritur një marrëveshje me lojtarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pekini ka raportuar se vendi tani ka kaluar “kulmin e…