Ukrainasi raporton vrasje të rreme që policia të pastronte borën nga rruga kur të vinte për ta arrestuar
Një ukrainas ka raportuar një vrasje fiktive në polici me shpresën se ata do të pastronin borën nga rruga kur të vinin për ta arrestuar.
Ai kishte telefonuar policinë duke raportuar se kishte vararë partnerin e nënës së tij duke e goditur me thikë.
Ai tha se viktima “nuk dha shenja jete”, tha Julia Kovtoun, një zëdhënëse e policisë së Cherniguiv. Ukrainasi gjithashtu kishte këshilluar policinë të sillte një borëpastruese sepse “nuk ishte e mundur të arrihej në shtëpinë e tij ndryshe”, shtoi Kovtoun.
Sidoqoftë, oficerët e zbatimit të ligjit kishin shkuar në fshatin e vogël Grybova Rudnia në Ukrainën veriperëndimore duke përdorur një automjet.
Viktima e pretenduar ishte “e sigurt dhe askush nuk e kishte sulmuar atë”, vazhdoi zëdhënësja.
Rruga në fjalë ishte pastruar nga bora në mëngjes, sipas autoriteteve lokale, por burri tha se ishte i pakënaqur me punën dhe shpresonte që policia do ta mbaronte punën.
I dyshuari ka pranuar që ka bërë një thirrje false dhe përballet me një gjobë për apelim të rremë.
Ukraina ka regjistruar reshje dëbore rekord në ditët e fundit, me më shumë se 50 centimetra në të gjithë rajonin./Euronews