Ukrainasit bëjnë shkrumb konvojin e tankeve dhe autoblindave ruse

16 qershor 2024 | 09:55

Luftimet e ashpra janë duke vazhduar në afërsi të Avdiivkas, ku rusët tentuan të sulmojnë pozicionet ukrainase.

Madje atje ukrainasit arritën të shkatërrojnë konvojin e tankeve dhe autoblindave ruse, që ia kishin mësyrë pozicioneve të tyre.

Në një video të filmuar nga ajri, shihet momenti kur tanket dhe autoblindat ruse shkatërrohen nga dronët kamikaz, artileria dhe minat antitank.

Sulmi ishte aq i koordinuar sa që asnjë nga këto mjetet që ishin pjesë e një konvoji, nuk mbeti pa u shkatërruar.

E ukrainasit pretendojnë se në këtë aksion janë kapur rob lufte edhe disa ushtarë rusë që ishin pjesë e atij konvoji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2029, vëzhguesit e qiellit mund të shohin të…