Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit

15 gusht 2022 | 13:29

Një prej lokacioneve të ushtrisë private Wagner në Popasna të Ukrainës, është goditur nga forcat ukrainase.

Këtë e ka konfirmuar përmes kanalit në Telegram, korrespondenti ushtarak Yuri Kotenok, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, burime brenda Donbasit konfirmojnë këtë informacion. Konetok gjithashtu ka njoftuar se sulmi është realizuar me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS.

Siç raporton Odesa Journal, në këtë sulm e ka pësuar edhe një prej themeluesve të ushtrisë private të Vladimir Putinit, Jevgeni Priogizin.

Në këtë sulm e kanë pësuar me jetë shumë ushtarë rusë, por ka edhe shumë të plagosur.

E më herët ishte raportuar se pjesëtarët e Wagnerit ishin stacionuar në këtë rajon, ku pasi janë vërejtur nga forcat ukrainase janë sulmuar me HIMARS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…