Ukrainasit goditën istikamet ruse, ushtarët u dorëzuan
21 shtator 2023
| 08:55
Një tank rus i sekuestruar nga ukrainasit u përdor për t’i sulmuar istikamet e forcave pushtuese.
Ky mjet i blinduar përfundoi në duart e ukrainasve që u përdor për ta kryer punën, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ushtarët e Kievit që po shfrytëzonin tankun si mburojë, shihen duke qëndruar prapa dhe hedhur granata dore në drejtim të istikameve.
Atyre u asistuan edhe dronët nga ajri që vazhdonin bombardimin, duke i detyruar ushtarët ruse të dorëzohen.
E ata që refuzuan ta bën një gjë të tillë u eliminuan. Këtë e dëshmon videoja e filmuar nga vija e parë e frontit.
Pamjet janë filmuar në afërsi të Bakhmutit, ku brigada 30 e ukrainasve kreu sulmin mbi pozicionet mbrojtëse të rusëve.