Ukrainasit i pagëzojnë fëmijët me emrat e armëve perëndimore

05 prill 2022 | 08:43

Dashuria e madhe për armët perëndimore që po u jepen ukrainasve për t’u mbrojtur nga agresioni rus, duket se ka shkuar aq larg sa që shumë prindërit po vendosin që fëmijët e tyre t’i pagëzojnë pikërisht me emrat e këtyre armëve, që janë dëshmuar si makth për ushtrinë ruse.

BBC raporton se dy fëmijëve të lindur se fundmi në Ukrainë, janë pagëzuar me emrin e predhës anti-tank prodhim i Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për Javelin, transmeton Telegrafi.

Këta emra të pazakontë janë regjistruar në rajonin Vinnytsia, sipas ish-Zonjës së Parë të Ukrainës, Kateryna Yushchenko, e cila tha se është një shenjë mirënjohje për armët perëndimore që janë dërguar në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mizorive në qytetin ukrainas Butsha, Perëndimi po përgatit sanksione…