Ukrainasit me “Himars” vrasin 65 ushtarë rusë
21 shkurt 2024
| 08:35
Një poligon stërvitor në rajonin Donetsk në lindje të Ukrainës, i përdorur nga Brigada e 39-të e Gardës së Motorizuar të Forcave Tokësore ruse, thuhet se u godit dje nga disa raketa të lëshuara nga M142 HIMARS i Ukrainës, duke rezultuar në më shumë se 65 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Lajmi u përhap në rrjetet sociale dhe ndër të tjera u publikua nga OSINTdefender, një kanal në X që merret me mbledhjen e informacionit nga burime të hapura, transmeton Telegrafi.
Rrjetet sociale ruse dhe kanalet Telegram, ishin të indinjuar që ushtarët u urdhëruan nga komandantët të stërviteshin në një zonë kaq të ekspozuar pranë vijës së frontit.