Ukrainasit njoftojnë se shkatërruan një depo të municioneve ruse në rajonin e Khersonit
Forcat ukrainase kanë shkatërruar një depo “të rëndësishme” municionesh pranë qytetit port të pushtuar të Henichesk, në rajonin jugor të Khersonit, tha Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odessa.
“Forcat tona të armatosura dhanë një goditje të mirë në mëngjes – një shumë të fortë në fshatin Rikove, në rrethin Henichesk, në territorin e pushtuar përkohësisht të rajonit Kherson”, tha Bratchuk në një video-mesazh të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
“Kishte një depo shumë të rëndësishme municioni atje. Ajo u shkatërrua”, shtoi ai.
Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur informacionin. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia për sulmin e supozuar.
Mediat ukrainase publikuan një video që tregon një re të madhe tymi që ngrihet larg në qiell derisa shpërthimet e fuqishme dëgjoheshin.
Fshati Rykove gjendet rreth 20 kilometra nga Henichesk, një qytet port në Detin Azov në jug të Ukrainës, që është pushtuar që në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. /Telegrafi/
Ukraine has struck a Russian weapons depot in Rykove.
Major explosions pic.twitter.com/HvUwpKAaOC
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 18, 2023