Ukrainasit pajisen me dronë të rinj, këto janë veçantitë e tyre

02 shkurt 2025 | 10:01

Ushtarët ukrainas tani po përdorin dronë me rreze të gjatë veprimi, që mund të përshkojnë një distancë prej 2 mijë kilometrash dhe të transportojnë 250 kilogramë bomba.

Dronët janë përshkruar nga ukrainasit si një “zhvillim unik”, dhe potencial për ndryshimin e kahjes së luftimeve të ashpra në fushëbeteja.

Ukrainasit nuk treguan numrin e këtyre dronëve apo ndonjë informacion shtesë për aftësitë e tyre, transmeton Telegrafi.

“Propaganda ruse vazhdimisht pretendon se ka ‘rrëzuar’ fluturaket e tilla, por shpërthimet në komplekset ushtarake, rafineritë dhe depot e municioneve tregojnë të kundërtën”, u tha nga ushtria ukrainase.

Ukrainasit vazhdimisht shënjestrojnë rafineritë ruse të naftës – duke i goditur me dronë kamikaz me rreze të gjatë veprimi, ku qëllimi i vetëm është ngadalësimi i prodhimit të lëndëve djegëse që përdoren për makineritë luftarake që Putini i dërgoi në Ukrainë.

Kievi ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar, Ukraina ka prodhuar mbi 30 mijë dronë kamikaz, kurse këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Industrisë, Herman Smetanin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime…