Ukrainasit publikojnë humbjet e Rusisë gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë
16 qershor 2024
| 08:51
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se Rusia ka humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit.
Ukrainasit në raportin më të fundit sa i përket humbjeve të forcave pushtuese ka dhënë detaje nga fushëbeteja.
Sipas Kievit, rusët nga 24 shkurti e deri më 16 qershor të këtij viti (sot), kanë humbur makineri dhe personel ushtarak siq vijon në listën e publikuar më poshtë:
526,310 (+1,160) personel ushtarak;
7,956 (+0) tanke;
15,269 (+6) autoblinda;
13,913 (+58) sisteme artilerike;
1,104 (+1) sisteme raketore;
853 (+0) sisteme të mbrojtjes kundërajrore;
359 (+0) aeroplanë;
326 (+0) helikopterë;
11,159 (+11) dronë;
2,296 (+3) raketa;
28 (+0) luftanije;
1 (+0) nëndetëse.