Ukrainasit publikojnë pamjet: Rrëzuam aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë
12 shtator 2024
| 08:45
Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake ukrainase të njohur si DIU kanë arritur të shkatërrojnë një aeroplan luftarak rus të tipit Su-30, që u godit nga një predhë kundërajrore gjatë një operacioni në Detin e Zi.
Rusët kishin humbur kontaktin me aeroplanin e tyre rreth orës 5:00 të mëngjesit gjatë 11 shtatorit, transmeton Telegrafi.
Tre orë pas kësaj, ata filluan operacionin e kërkim-shpëtimit, ku u përfshinë fluturake si An-26 dhe Mi-8 e helikopterë Ka-27.
Aeroplani ishte në pronësi të regjimentit të 43-të të forcave ajrore ruse – që ishte stacionuar përkohësisht në bazën ajrore Saky në Krimenë e pushtuar.
Një fluturake e tillë sipas ekspertëve kap vlerën e rreth 50 milionë dollarëve.