Ukrainasit publikojnë videon: Kështu dukej sulmi më i madh rus në Avdiivka

22 janar 2024 | 14:41

Ukrainasit kanë publikuar videon e re me të cilën pretendojnë se shfaq “sulmin më të madh rus në Avdiivka”.

Videoja është publikuar nga Brigada e 110-të e mekanizuar e ushtrisë ukrainase, që është filmuar në fund të tetorit të vitit të kaluar. Videoja tregon diçka që dukej si kolonë e makinerisë luftarake ruse që niset drejt vijës së frontit, ku një prej tyre hasë në minë antitank.

Derisa tanket dhe autoblindat ruse afroheshin, ata konfrontohen me ato ukrainase, kështu të paktën thuhet në përshkrimin e videos së publikuar.

Ndryshe kishte nisur një ofensivë rreth Avdiivkas prej më shumë se tre muajsh, që ka rezultuar me qindra të vdekur nga të dyja palët.

Analistët perëndimorë në fillim ishin optimist dhe pretendonin se qytet nuk do të bie në duart e rusëve, por Moska po afrohet çdo herë e më shumë.

Avancimi i rusëve rreth Avdiivkas ka pasur çmim të lartë për forcat e Kremlinit. Nga 10 e deri më 28 nëntor, Moska humbi më shumë se 211 mjete luftarake rreth Avdiivkas, e këtë e konfirmojnë edhe imazhet satelitore të Frontinteligence Insight.

Edhe ministria britanike e Mbrojtjes mbështet pretendimet se Rusia ka humbur rreth 200 mjete të blinduara në tre javët e para të ofensivës në Avdiivka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me homazhe në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz është…