Ukrainasit rrëzojnë tre helikopterë rusë
05 mars 2022
| 14:55
Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë edhe në ditën e dhjetë të luftës. Mbrëmë dhe sot luftime të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase janë duke u zhvilluar në rajonin e Mykolayivit. Forcat e armatosura të Ukrainës, bëjnë me dije zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së saj, kanë rrëzuar sot tre helikopterë rusë, raporton gazeta “Epoka e re”.