
Ukrainasit shkatërrojnë depon ruse të municionit në Selydove
Luftëtarët e Brigadës së 412-të të ushtrisë ukrainase kanë arritur me sukses të lokalizojnë dhe shkatërrojnë një depo ruse të municionit – një flakëhedhës TOS-1A Solntsepyook, si dhe pajisje tjetera luftarake në afërsi të Selydove të rajonit Donetsk.
Sipas Ukrinform, pamje nga operacionie janë publikuar në Telegram, ku shihen pasojat e këtij sulmi të ukrainasve mbi pozicionet e rusëve, transmeton Telegrafi.
Në video shihet shpërthimi i depos së municionit si dhe pajisjet tjera, që goditen nga predhat e dronëve të operatorëve ukrainas.
Sulmet mbi pozicionet ruse në rajonet e pushtuara të Ukrainës janë shpeshtuar së fundmi, që kanë për qëllim të tentojnë të rikthejnë këto rajone.
E nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, operatorët e dronëve janë bërë një prej “lojtarëve” kryesor – pasi po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse.