Ukrainasit sulmojnë istikamet e rusëve me tank e dron kamikaz
Brigada e 63-të e ushtrisë ukrainase përdorën tankun për dhe dronët kamikazë për të sulmuar istikamet brenda të cilave gjendeshin ushtarët rusë në një zonë pyjore në Serebryansky në lindje të rajonit të Donetskut.
Pamjet nga droni shfaqin tankun që vazhdimisht gjuante në drejtim të pozicioneve ruse që ishin vetëm qindra metra larg – duke ua vështirësuar punën edhe të ikin.
Duke tentuar të shpëtojnë shtien mbi tankun por pa ndonjë sukses, ndërsa për t’i shkatërruar plotësisht istikamet e tyre, ukrainasit përdorën dronët kamikaz të mbushur me eksploziv.
Në një moment droni i afrohet istikameve dhe pasi pozicionet mirë, operatori aktivizon eksplozivin që hedhë në erë hapësirën ku ishin strehuar rusët.
Në një moment shihen disa ushtarë rusë, duke vrapuar me shpresën se nuk do të goditen nga ndonjë dron apo artileria ukrainase.