Ukrainasit sulmojnë me dronë kamikazë rezervuarët e naftës brenda Rusisë
Në qytetin Azov në rajonin rus Rostov kanë ndodhur sulme me dronë, ku si pasojë janë përfshirë nga zjarri rezervuarët e mëdhenj të naftës dhe produkte tjera të lëndëve djegëse.
Këtë e ka konfirmuar guvernatori rajonal Vasily Golubev, derisa pamje amatore të sulmeve me dronë dhe zjarrit që ka shpërthyer janë shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
“Sulmet me dronë kanë shkaktuar zjarr në rezervuarët e naftës në Azov. Nuk raportohet për të lënduar”, ka shkruar guvernatori rajonal rus.
Në anën tjetër ministria e për Situata Emergjente, ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.
Gjithashtu është bërë e ditur nga e njëjta ministri, se mijëra litra naftë janë djegur nga ky sulm me dronë.