Ukrainasit sulmojnë me dronë qytetin rus, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Në sulmin e dronëve ukrainas në Voronezh të Rusisë është lënduar një vajzë e mitur, së cilës i është dhënë ndihma mjekësore në vend, ka shkruar në kanalin e tij në Telegram guvernatori Aleksander Gusev.
“Sipas kolegëve tanë nga Ministria e Emergjencave, fëmija ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore pasi në banesë kanë rënë copëza të një droni të rrëzuar. Vajza e lindur në vitin 2013 ka pësuar plagë në krahë, këmbë dhe qafë”, ka thënë ai.
Gusev vuri në dukje se mjekët do ta vizitojnë përsëri këtë familje për t’u siguruar që nuk do të ketë pasoja të tjera.
Ai shtoi se autoritetet po vazhdojnë hetimet derë më derë për vlerësimin e dëmeve materiale. Pas sulmit me dronë, në zonë u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan tre dronë ukrainas mbi rajonin jugperëndimor të Voronezh, i cili kufizohet me Ukrainën, njoftoi më herët ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.
Gusev fillimisht pretendoi se xhamat e disa ndërtesave dhe shtëpive në qytetin e Voronezh ishin thyer, por se askush nuk u vra apo u plagos.
Vendasit raportuan se kishin dëgjuar një sërë zhurmash të forta dhe kishin parë shkrepje raketash e plumbash në qiell mbi qendër të qytetit dhe në dy rrethe të qytetit.