
Ukrainasit sulmojnë rafinerinë e naftës ruse në Syzran
19 shkurt 2025
| 08:46
Ukraina sulmoi një rafineri nafte në qytetin Syzran në rajonin Samara të Rusisë gjatë natës, njoftoi guvernatori rajonal.
“Shërbimet e urgjencës janë duke punuar në territorin e ndërmarrjes. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima”, tha Vyacheslav Fedorishchev në Telegram.
Ai nuk specifikoi nëse rafineria ishte dëmtuar.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar nëntë dronë ukrainas gjatë natës, mbi rajonet Bryansk, Tatarstan dhe Tula dhe Detin e Zi.
Ndërkohë, më herët forcat ruse kanë sulmuar qytetin port të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa, duke lënë shumicën e banorëve të tij pa energji, ujë ose ngrohje, njoftoi sot në mëngjes kryebashkiaku i rajonit Hennadiy Trukhanov.