Ukrainasit vranë zëvendës komandantin e flotës detare. Rusia e konfirmon lajmin
20 mars 2022
| 19:42
Në fillim lajmin e dha Ushtria Ukrainase. Më pas u konfirmua edhe nga Rusia.
Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol. BBC shkruan se vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte.
Më vonë, një senator rus nga Sevastopol – baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia – tha në një postim në VK se: Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme… Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët.