
Ukrainasit zënë robër lufte pesë ushtarë rusë në Kursk
30 mars 2025
| 10:17
Parashutistët ukrainas kanë arritur të zënë rob lufte pesë ushtarë rusë në rajonin Kursk të Rusisë.
Ukrainasit publikuan edhe pamjet të kapjes së tyre në këtë rajon që është bërë pikë e nxehtë e kësaj lufte, transmeton Telegrafi.
Parashutistët njoftuan se ushtarët rusë të kapur do të akuzohen për trajtim çnjerëzor të ukrainasve, torturim dhe ekzekutim.
Ata gjithashtu kanë refuzuar të zbatojnë rregullat e luftës – duke shkelur çdo konventë ndërkombëtare – që dënon sulmin mbi civilët.
Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit zënë rob lufte ushtarë rusë. Megjithatë shumica prej tyre janë trajtuar sipas konventave, dhe me raste janë përdorur në programet për shkëmbimin e të burgosurve.