Ukrainasja dhe rusi martohen në kufirin Meksikë – ShBA

15 prill 2022 | 08:31

Dy azilkërkues në ShBA, një ukrainase dhe një rus, janë martuar në një ceremoni të vogël në qytetin kufitar meksikan të Tijuana.

Ukrainasja Daria Sakhniuk dhe rusi Semen Bobrovski u martuan të mërkurën në zyrat e gjendjes civile meksikane.

Të dy kishin jetuar në Ukrainë para luftës, thanë ata për rrjetin televiziv Telemundo, dhe kishin planifikuar të martoheshin në Kiev.

“Jam shumë e lumtur që takova disa njerëz shumë të mirë që mund të na ndihmonin të bashkohemi në këtë martesë këtu në Meksikë, në Tijuana”, tha Sakhniuk, transmeton Klankosova.tv.

Pas ceremonisë, çifti festoi ditëlindjen e 27-të të Sakhniuk me një festë tradicionale meksikane “taquiza” dhe një bandë mariachi.

Sipas një njoftimi të ri nga këshilli i qytetit të Tijuana, ata kishin mbërritur në Meksikë dy javë më parë. Bobrovski nuk ishte në gjendje të kërkonte azil në ShBA, për shkak të masave të imigracionit që janë në dispozicion vetëm për qytetarët ukrainas që ikin nga lufta.

Tani që Bobrovski është martuar me një ukrainase, çifti shpreson të lejohet të hyjë në ShBA dhe të vendoset sërish në Nju-Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka pranuar një dërgesë të sistemit kundërajror të sofistikuar…