Ukrainasja vë në siklet Young Zerkën: A do ta lësh Ronelën për mua?
22 prill 2019
| 14:43
Kënga “Like Rihanna” e Young Zerkës është bërë tashmë e famshme ndërkombëtarisht dhe një ukrainase ka krijuar një koreografi kërcimi me këtë këngë. Madje ajo e ka pëlqyer aq shumë Young Zerkës sa i ka kërkuar të lërë Ronelën për të.
Zerka ishte i ftuar në “Why not”, ku gjatë emisionit u transmetua videomesazh i Anastasia Shelekhovska e cila e pyeti: “A do e lësh Ronelën për mua?”
Këngëtari u vendos në siklet dhe nuk po dinte ç’të thoshte.
“Po hajt mo s’kam ndonjë gjë, ma bëri dhe me sy. I them Anastasias që do e mendoj”, u përgjigj Zerka.