Ukrainë / Tre gazetarë të vrarë, dhjetëra të plagosur

15 mars 2022 | 14:13

Tre gazetarë janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në Ukrainë, që kur Rusia ka nisur pushtimin, më 24 shkurt, tha të martën shefja e të drejtave të njeriut në Parlamentin ukrainas, Lyudmyla Denisova.

“Së paku 35 gazetarë janë bërë viktima” të forcave ruse, përfshirë tre të vdekur, tha ajo.
Gazetari amerikan, Brent Renaud, u qëllua për vdekje të dielën në periferi të Kievit.

Gazetari ukrainas, Evgeny Sakun, u vra nga sulmi në një kullë televizive në Kiev, ndërsa Viktor Dudar, një tjetër ukrainas, u vra në luftimet pranë qytetit jugor, Mikollaiv.

Denisova tha se disa gazetarë, përfshirë britanikë, danezë dhe zviceranë, janë plagosur në dhunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu zhgënjimin e tij me…