Ulen për 8% tarifat e energjisë elektrike për ata që shpenzojnë mbi 800 kWh
02 prill 2024
| 15:06
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar për disa ndryshime në tarifat e energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të ZRrE-së, është vendosur për uljen e tarifave prej 8 për qind për konsumatorët familjarë për bllokun me konsum mbi 800kWh.
“Ulje e tarifave prej 8 për qind për konsumatorët familjarë për bllokun me konsum mbi 800kWh. Ulje e tarifave prej 3 për qind për konsumatorët komercial dhe industrial. Bordi i Zyrës se Rregullatorit ka aprovuar edhe tarifat për vitin relevant tarifor 2024 për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS)”, ka njoftuar ZRrE-ja.