Ulen temperaturat, rritet rreziku për aksidente

22 nëntor 2024 | 08:11

Me uljen e temperaturave, rreziku për aksidente rritet edhe më shumë.

Kjo pasi përshtatja e shpejtësisë në këto kushte atmosferike është më e vështirë, njofton Klankosova.tv.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, vozitësit e mjeteve për shkak që nuk ka matës të shpejtësisë inteligjent në Kosovë, ata po duhet ta përshtatin vetë shpejtësinë, gjë që ndonjëherë sjell edhe vdekjen.

Ai bën apel për kujdes të shtuar gjatë sezonit të dimrit, dhe që drejtuesit të vetëdijësohen.

“Me uljen e temperaturave, edhe situata e rrezikshmërisë në komunikacion do të rritet, e kjo rrezikshmëri varet nga shpejtësia e lëvizjes. E problematiken më të madhe do ta kemi në rrugët nacionale, nëpër autoudhë”, tha Dodaj për “Ora Shtatë”.

“Shoferët ta respektojnë shpejtësinë e kufizuar, por për fat të keq Kosova nuk e ka të instaluar sistemin e sinjalizimit inteligjent, që në mënyrë automatike ta llogarit shpejtësinë ku në shenjë komunikacioni ta jep shpejtësinë e duhur”.

“E këtu në Kosovë shpejtësinë duhesh ta përshtatin vetë. Pra drejtuesit e automjeteve duhet të vetëdijshëm që ndryshimi i kushteve atmosferike po i sjell edhe fatalitetet. Të kenë kujdes të shtuar”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se elita politike…