Ulësja e mesit në “EasyJet” do të jetë e zbrazët për të mundësuar distancën fizike

16 prill 2020 | 15:53

Linja ajrore që ofron fluturime me kosto të ulët “EasyJet”, planifikon që ulëset e mesit në aeroplanët e saj t’i mbajë bosh, për të mundësuar distancimin fizik mes pasagjerëve.

Shefi ekzekutiv, Johan Lundgren, shfaqi shpresën se kjo masë e kompanisë do të inkurajojë më shumë njerëz të fluturojnë me aeroplanët e saj.

Në fund të muajit mars, linja ajrore pezullli punën e gjithë flotës së saj.

Kompania është përballur me kritika nga klientët të cilët kanë pasur probleme të marrin rimbursime, pas anulimit të fluturimeve për shkak të pandemisë, raporton BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan ka filluar të enjten…