Ulet dënimi për Neymarin
17 shtator 2019
| 15:53
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që t’ia zvogëlojë dënimin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, në Ligën e Kampionëve nga tri në dy ndeshje pezullim.
Ylli brazilian do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Real Madridit, si dhe në ndeshjen e 1 tetorit kundër Galatasarayt, në kuadër të Grupit A. UEFA kishte vendosur ta dënojë Neymarin me tri ndeshje pezullim pasi ai e kishte ofenduar gjyqtarët, pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Unitedit.