Haradinaj: Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit

23 nëntor 2022 | 13:21

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit.

“Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.  Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara.  Prokurorët dhe gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.  Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia. Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Kujtojmë se pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve ishin rritur në kohën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Komunitete i Komunës së Skenderajt ka mbajtur takimin…