Ulja e rasteve me Covid, Spitali i Gjilanit rikthen në punë katër reparte
21 shtator 2021
| 12:24
Për shkak të uljes së rasteve pozitive me Covid, Spitali i Gjilanit i ka rikthyer në punë katër reparte.
Normalitetit i janë kthyer reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i repartit të Internos.
“Paraprakisht është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse”, ka njoftuar ShSKUK-ja.