Ulje çmimesh për udhëtarët, Aliu jep detaje për marrëveshjen Kosovë-Turqi
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar në llogarinë e vet në “Facebook” për marrëveshjen që e ka nënshkruar sot me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Aliu ka dhënë detaje për marrëveshjen që do ta rrisë numrin e fluturimeve nga Kosova në Turqi dhe anasjelltas. Po ashtu, kjo marrëveshje sipas Aliut do t’i ulë edhe çmimet e udhëtimeve të pasagjerëve kosovarë.
“Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlut Çavusoglu. Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”.
“Kjo marrëveshje i kontribuon zhvillimit të mëtejshëm të transportit ajror në përgjithësi, përkitazi zhvillimit të vëllimit të trafikut ajror në mes të dy Republikave”, ka shkruar Aliu.