Ulje e perceptimit publik për korrupsion në ATK
Raporti i fundit nga UNDP, Pulsit Publik XXVI tregon se niveli i perceptimit të korrupsionit në Administratën Tatimore të Kosovës ka rënie të theksuar në 17.1%, krahasuar me 26.40% sa ishte vitin e kaluar.
Numrat tregojnë përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar transparencën dhe efikasitetin e institucionit.
Rënia e perceptimit të korrupsionit vjen si rezultat i masave të rrepta që janë ndërmarrë për të përmirësuar qeverisjen e brendshme, për të rritur përgjegjësinë dhe për të zbatuar reformat të reja antikorrupsion.
“Këto masa përfshijnë rritjen e transparencës: prezantimi i procedurave më të qarta dhe më të hapura për trajtimin e çështjeve tatimore; kontrollin dhe mbikëqyrjen: forcimin e mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe inspektimeve të pavarura; trajnimin dhe edukimin: organizimi i trajnimeve të rregullta për stafin mbi praktikat më të mira për parandalimin e korrupsionit; angazhimin e publikut: fushata sensibilizimi për të inkurajuar qytetarët që të raportojnë raste të dyshimta të korrupsionit. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë me reformat dhe përmirësimet, për të siguruar që ky trend pozitiv të vazhdojë dhe të rrisim më tej besimin e publikut në sistemin tonë tatimor”, ka njoftuar ATK-ja.