Ulpiana dhe Vllaznia përjashtohen nga Liga e Parë
Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë në FFK.
Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit përjashtohen nga Liga e Parë. Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë në FFK.
Garat e rregullta nga kampionati vijues 2024/25 këto dy skuadra do t’i zhvillojnë nga Liga e Dytë. Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë, e xhiros së 21-të në Ligën e Parë, Grupi B, ishte konstatuar nga Komisioni i Garave se ka qenë e kurdisur.
Skuadra nga Pozherani kishte përmbysur rezultatin nga 3:1 në 3:4. Për këtë ndeshje kanë nisur edhe veprimet e para nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për TV Dukagjinin zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.