Ulpiana ia shkakton humbjen e parë Ballkanit

31 tetor 2021 | 16:06

BKT Superliga e Kosovës më nuk ka skuadra të pamposhtura në këtë edicion. Lideri i deritashëm, Ballkani që nuk kishte pësuar asnjë humbje, të dielën, është mundur nga Ulpiana, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me rezultat 2:1.

Kjo humbje i ka kushtuar portokallezinjve edhe me humbjen e pozitës së parë, në të cilën pas javës së 12-të ndodhet Drita, skuadër me të cilën do të ballafaqohet Ballkani fundjavën e ardhshme në shtëpi. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me autogolin e Ardi Shalës, në minutën e 47-të me autogolin e Ardi Shalës pas harkimit të Armend Thaqit. Vendasit barazuan shifrat në minutën e 70-të me golin e Iran Goncalves, teksa fitoren Ulpianës ia siguroi Ardi Shala, kur në kohën shtesë shënoi në portën e duhur.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina iu gëzua fitores së parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në këtë edicion, duke e mundur Drenicën, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për bardhekaltrit e shënoi Besnik Krasniqi, në minutën e 82-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Drenicën në…