Ulqini me 22 të prekur nga koronavirusi
18 prill 2020
| 19:48
Në Ulqin janë prekur 22 persona nga koronavirusi. Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Ulqinit.
“Situata epidemiologjike ditëve të fundit është përkeqësuar pjesërisht dhe tani në Ulqin kemi 22 pacientë me koronavirusi. Është vërtetuar se rritja e numrit të të infektuarve është si pasojë e mosrespektimit të distancës sociale dhe rezultat i vizitave nëpër amvisëri, në kundërshtim me masat dhe urdhëresat e Këshillit Koordinues Nacional”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ulqinit.