Ulsi Manja do ta drejtojë Komisionin hetimor për shkarkimin e Metës
03 korrik 2019
| 15:17
Konferenca e kryetarëve do të mblidhet për të diskutuar seancën e së hënës ku do të diskutohet ngritja e Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Komisioni hetimor përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga PS-ja dhe 4 nga opozita e re.
Kryetar i këtij komisioni do të jetë kryetari i Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa anëtarët e tjerë pritet të mësohen më vonë.
Ajo që dihet është se anëtarë të këtij komisioni nuk do të jenë ta që firmosën kërkesën për shkarkimin e presidentit.