Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Morinës.
Shkak për këtë duket të jetë një masë e re e autoriteteve shqiptare që ka goditur bizneset e kësaj industrie.
Të paktën kështu thuhet në letrën që kreu i shoqatës së naftëtarëve u ka dërguar krerëve të shtetit, përfshirë edhe ambasadorit tonë atje.
Me anë të kësaj shkrese kërkohet që evitohen që siç i etiketojnë ata, abuzime.
“Jemi të shqetësuar thellë me praktikat e fundit të zbatuara nga Dogana e Shqipërisë në kufirin në Morinë. Ne si përfaqësues të bizneseve kosovare ndihemi të përjashtuar dhe të dëmtuar në mënyrë serioze nga këto masa”, thuhet mes tjerash në letër.
Në vegëzën e mëposhtme edhe linku i plotë: