Ultrasit çekë marrin përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës

14 nëntor 2019 | 19:19

Duke publikuar fotografi e video në rrjete sociale, grupet ultrase të tifozëve të Brnos dhe Plzenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës.

Uebfaqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasët e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke. Kjo faqe, në “Facebook” ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që bartnin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “Nuk dorëzohet” mbi hartën e Kosovës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari Evropian për Zgjerim në largim, Johannes Han, ka thënë…