Ulutash takohet me Goffus, flasin për mbështetjen e KFOR-it mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
29 gusht 2024
| 18:05
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash u takua sot me ndihmës-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tomas Gofsus në kampin Film City në Prishtinë.
KFOR-i ka bërë të ditur se Ulutash e ka njoftuar Gofus për aktivitetet e KFOR-it në kuadër të mandatit të tij në OKB dhe mbështetjen për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 – për të kontribuar në një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.