Umtiti huazohet te Lecce
25 gusht 2022
| 13:51
Mbrojtësi Samuel Umtiti është larguar nga skuadra e Barcelonës. Qendërmbrojtësi francez është huazuar në Serie A dhe do të jetë shok skuadre me Kastriot Dermakun.
Klubi katalanas ka dalë me njoftim dhe bën me dije se francezi do të jetë pjesë e Lecces deri më 30 qershor 2023. Për italianët ky është një përforcim me vlera, ndërkohë që Umtiti do të ketë mundësinë të luajë dhe të rivlerësohet në treg sërish.
Agreement with Unione Sportiva Lecce for loan of Umtiti until 30 June 2023
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 25, 2022