Umtiti refuzon ofertën e Liverpoolit

08 shkurt 2021 | 11:45

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar ekipit të Liverpoolit.

Francezi pati ofertë nga klubi anglez për t’iu bashkuar atyre pas problemeve të shumta në mbrojtje, por refuzoi. Ai dëshironte të luftonte për vendin e tij në formacionin e Barcelonës.

Umtiti duket i kënaqur me jetesën në Barcelonë, pavarësisht se nuk po luan tek ekipi i Koemanit. Trajneri holandez i ka bërë të qartë se nuk e ka në plan, prandaj më e mira për të do të ishte që të largohej nga ekipi spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian po kritikohet ashpër për porositjen me vonesë të…